Rrushi i thatë përveçse i shijshëm, mban larg edhe këto sëmundje
Transmetuar më 07-09-2019, 11:57

Rrushi i thatë është një ushqim i shëndetshëm për njerëzit e të gjitha moshave. Si një burim i vitaminave, mineraleve dhe elektioliteve, rrushi i thatë ofron shumë përfitime shëndetësore.

Rrushi i thatë ka kalium, magnez, kalcium dhe vitamin K. Përfitimet shëndetësore të rrushit përfshijnë aftësinë për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve, ndihmojnë me tretjen, luftojnë diabetin dhe kancerin. Por rrushi i thatë ju vjen në ndihmë për të përmirësuar shëndetin e zemrës suaj.

Duke konsumuar rrush ju mund të shmangni infarktin, goditjen në tru dhe hipertensionin. Shumë ekspertë besojnë se arsyeja pse rrushi i thatë është shumë efektiv në uljen e presionit të gjakut, është për shkak të niveleve të larta të kaliumit që mund të gjenden te rrushi i thatë.

Ai gjithashtu përmban hekur, i cili mund të ndihmojë për të parandaluar aneminë. Në të njëjtën kohë mund të ndihmojë në mpiksjen e gjakut më shpejt, sa herë që dëmtoheni në pjesë të ndryshme të trupit tuaj.

Hulumtimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të rrushit të thatë përfshijnë aftësinë për të ndihmuar në parandalimin e kancerit. Rrushi i thatë përmban antioksidantë të fuqishëm që punojnë për të parandaluar dëmtimin e radikaleve të lira në trup. Dëmtimi i qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira është shpesh një faktor themelor që çon në rritjen e qelizave të kancerit./bl/noa.al/

Loading...
Loading...