E dinit se ekzistojnë tre lloje lotësh? Njihuni me ta dhe zbuloni çfarë i shkakton
Transmetuar më 07-09-2019, 08:29

Pavarësisht nëse shkaktohet nga parja e një filmi të trishtë, ribashkimet familjare, apo alergjitë,  e qara duket se u shërben shumë qëllimeve. Një lëng i kripur rrjedh nëpër sipërfaqen e syve tuaj, dhe në fund ju ndiheni më mirë. Ndërsa edhe kafshët e tjera kanë lotë, njerëzit janë kafshët e vetme, që mund të lotojnë për shkak të emocioneve.

Megjithatë Çarls Darvini, babai i evolucionit, shkruante dikur se e qara ishte “e paqëllimshme”. Gati 150 vjet më vonë, të qarat emocionale, janë ende një nga misteret më të mëdha të trupit tonë. Por ja çfarë dimë deri tani mbi to.

Lotët mund të duken njëlloj kur bie nga sytë. Në fakt Akademia Amerikane e Oftalmologjisë, dallon 3 lloje lotësh.

Lotët bazikë:Këto lloj lotësh ndodhen gjatë gjithë kohës në sytë tanë, duke i mbrojtur ato nga tharrja, teksa mbrojnë edhe kornenë. Këto lloj lotësh, i mbrojnë sytë nga të gjitha papastërtitë dhe mbeturinat. Sytë tanë, prodhojnë rreth 125-250 mililitra lot çdo ditë.

Lotët refleksivë:Këta dalin, kur sytë përballen me elementë irritues si tymi, pluhuri, apo era e qepës. Këto lotë mund të përmbajnë antitrupa shtesë, që ndihmojnë në luftimin e baktereve.

Lotët emocionalë:Ne i prodhojmë këto lotë, kur i kapërcejmë të gjitha llojet e emocioneve, duke nisur nga gëzimi dhe trishtimi, deri te frika dhe stresi. Disa shkencëtarë, besojnë se lotët emocionalë kanë hormone dhe protein, që nuk gjenden në llojet e tjera të lotëve./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...