Edhe Shqipëria do ketë yllin e saj në Univers, ja propozimet për emrin e tij
Transmetuar më 06-09-2019, 22:15

Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar me emrin e pagëzuar nga vetë shqiptarët, mes miliarda yjesh në univers .

Në 100 vjetorin e Bashkimit Ndërkombëtar të Astronomëve, instituticioni me astrofizikantë nga e gjithë bota që është vendimmarrës për  emërtimet e trupave qiellorë, i jep të drejtën dhe shtetit shqiptar të përfaqësohet me yllin e tij.

Astrofizikantja Mimoza Hafizi, ish deputete dha detaje për këtë yll dhe faktin sesi shqiptarët mund t’i vendosin emër atij.

“Shoqata e Austronomëve ka përzgjedhur aq yje bashkë me planetët e tyre, sa ç’janë edhe shtetet në Tokë.|

"Më duket se është një proces që lidh të ardhmen me të shkuarën."

"Sa i takon emrit, nuk mund të vihen emra njerëzish që kanë vdekur në 100 vjetët e fundit, as emra që kanë lidhje me politikën.

"Mund të vihen emra të Ilirisë, të Dardanisë, të kohës së Skënderbeut, emër i lashtë, historik ose kulturor”, tha Mimoza Hafizi. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...