Një “gabim i vogël”, australiani blen një gotë birrë për 100 mijë dollarë
Transmetuar më 06-09-2019, 20:20

Një gazetar australian zbuloi se ka konsumuar në Britaninë e Madhe gotën e birrës më të shtrenjtë në histori, pasi pagoi për të thuajse 100 mijë dollarë.

Peter Lalor, korrespondent i “The Australian” për sportin e kriketit, porositi një birrë “Deuchers IPA” në një hotel në Mançester të dielën në mbrëmje.

Birra duhet të kushtonte normalisht pak më shumë se 5 paund.

Por në rrjetin social Twitter ai tha se gabimisht, banakieri i faturoi në kartën e kreditit 55 315,12 paund, ose 99 983,64 dollarë.

Lalor tha për BBC se hoteli ishte duke i kthyer paratë mbrapsht, por ai nuk do të ndihet i qetë deri sa të shohë të gjithë shumën përsëri në llogarinë e tij bankare.

Birra ishte shumë e mirë, por gazetari ironizoi dhe tha se "jo edhe aq sa të kushtonte sa një shtëpi e vogël", pas gabimit të kamarierit ./a.m/NOA.al

Loading...
Loading...