Transmetuar më 06-09-2019, 19:39

Pas uraganit shkatërrues, njerëzit në Bahamas janë parë të shtyjnë njëri-tjetrin në përpjekje mbijetese për të siguruar ushqim dhe ujë.

Numri i të vdekurve nga uragani "Dorian’ në Bahamas mbetet ende i paqartë, sepse mijëra njerëz mungojnë ndërsa trupat grumbullohen, kurse janë shtuar forcat policore për të ndaluar plaçkitjet.

Qeveria ka vendosur siguri shtesë në ishujt veriorë të Bahamasit, mes raporteve për plaçkitje dhe dhunë.

Kufomat janë grumbulluar në vende të caktuara dhe zyrtarët kanë urdhëruar të ngrihen qindra çadra, për të ruajtur të vdekurit.

Zyrtarët tani po evakojnë njerëzit në kryeqytetin, Nassau, por përpjekjet e tyre janë penguar edhe nga aeroporti i përmbytur tërësisht.

Deri tani 70,000 njerëz konsiderohen në nevojë për ndihmë emergjente për "shpëtimin e jetës’ ndërsa ministri i shëndetësisë ka paralajmëruar një numër të konsiderueshme të njerëzve që humbën jetën.

Dorian goditi Bahamas si një stuhi katastrofike e  Kategorisë 5 të Dielën, duke lëshuar erëra vdekjeprurëse deri më 185 km në orë.

Gjysma e shtëpive të Bahamas u shkatërruan ose dëmtuan rëndë.

Rreth  7 miliard dollarë konsiderohet humbja e pasurive të siguruara dhe të pasiguruara.

Great Abaco thuhet se është praktikisht i pabanueshëm, me trupa të grumbulluar, madje dëshmitarët thonë se ekziston një "erë vdekjeje" me kufoma që notojnë në ujë.

Ndërsa numri zyrtar i të vdekurve  qëndron në 30, ai numër pritet të rritet sot, sepse qindra çanta trupi janë porositur së bashku me frigorifer shtesë.

Një përpjekje masive me ndihma ndërkombëtare u përshpejtua sot, pasi të mbijetuarit zbuluan detaje të tmerrshme të "apokalipsit’ dhe pasojave të rënda të kësaj fatkeqësie natyrore./a.m/NOA.al