Shteti vë dorë, ndëshkon disa zyrtarë për të parandaluar prerjet masive të pyjeve
Transmetuar më 06-09-2019, 18:58

Prerja masive e pyjeve është kthyer në një problem kombëtar, çka ka vënë në lëvizje edhe autoritetet e shtetit. Një operacioni i gjerë për parandalimin e prerjes së pyjeve ka nisur dhe vijon në qarkun Shkodër, ndërkohë që pritet të shtrihet në tërë vendin.

Deri tani në Shkodër janë proceduar penalisht 9 persona, disa prej të cilëve zyrtarë të rëndësishëm të pyjeve, si përgjegjës për situatën alarmante.

Policia Rajonale e Shkodrës njoftoi se shkon në 9 numri i shtetasve të proceduar për krime mjedisore dhe shpërdorim detyre.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër vijon, ndërkohë që mbi këtë operacion policia tha se po "procedohen penalisht 5 punonjës të ISHMPUT në Bashkisë Shkodër dhe Malësi e Madhe"

Njoftimi i plotë i policisë

Në nisje të operacionit më 3 shtator  janë bllokuar rreth 30 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe u procedua penalisht inspektori i pyjeve të zonës

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, në zbatim të planit të posaçëm në shkallë vendi, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore, ka vijuar operacioni "Maranaj"

Si rezultat i hetimeve të metejshme ka rezultuar se janë të implikuar dhe punonjësit e Bashkive Shkodër dhe Malësi e Madhe si dhe ata të Inspektoriatit të Pyjeve, duke shpërdoruar detyrën, me veprimet apo mosveprimet e tyre. Në këto kushte janë proceduar penalisht shtetasit e meposhtëm:

Gj. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe, Drejtor i Pyjores, Bashkia Malësi e Madhe.

N.D., 48 vjeç, banues në fshatin Delaj, Malësi e Madhe, Inspektor i ISHMPUT Malësi e Madhe.

P.Gj., 61 vjeç, banues në Stërbeq – Malësi e Madhe, teknik i pyjores Malësi e Madhe.

R.H., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, Teknik Pyjesh, Bashkia Shkodër.

A. L., 47 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bashkia Shkodër.

Operacioni vijon: Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...