Transmetuar më 06-09-2019, 17:24

Çdo shenjë e Horoskopit ka pikat e veta të forta, por kur flasim për inteligjencë disa dallohen më shumë.

Duhet theksuar se ka dy lloje inteligjence: analitike dhe emotive. Inteligjenca analitike përkufizohet duke përdorur testin e trurit dhe inteligjenca emotive i referohet aftësive intuitive.

Në këto tre shenja të Horoskopit janë zhvilluar në maksimum.

Kjo nuk do të thotë se njerëzit e lindur të shenjave të tjera janë më pak të zgjuar, vetëm se disa planete kanë një influencë më të madhe në disa karakteristika të personalitetit.

Po cilat janë shenjat më inteligjente të Horoskopit?

UJORI

Ujori kontrollohet nga Urani, planeti i lirisë, i ndryshimit, i aftësisë për të parë mundësi të reja.

Ujorët nuk ndjekin kurrë turmën dhe pavarësia e tyre i frymëzon pë ride të reja origjinale.

Kanë një mendje shumë gjeniale dhe janë të aftë për t’u përmbushur në çdo fushë të jetës. Dedikimi i tyre i ndihmon të kenë sukses.

Ujorë të famshëm:

Galileo Galilei, Bob Marley, Thomas Edison, Jules Verne, Amadeus Mozar

AKREPI

Akrepët shpesh nënvlerësohen, që nga momenti që personaliteti i tyre misterioz mund të fshehë aftësitë e tyre.

Nëse besojnë në diçka apo në dashuri, mund të “zhyten” tërësisht në çështje, sipas interest të tyre.

Nëse hera herës janë në gjendje për të marrë vendime irracionale, janë të gatshëm për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Akrepët janë karizmatikë dhe tërheqës, gjë që u lejon të bëhen shembull për të tjerët dhe u mësojnë atyre përmes veprimeve që kanë.

Akrepë të famshëm:

Bill Gates, Cristoforo Colombo, Pablo Picasso, Grace Kelly

Binjakët

Binjakët, të cilët kontrollohen nga planeti i komunikimit, Mërkuri, kanë aftësitë e shkëlqyera të një oratori dhe mendimtari.

Janë zbavitës dhe socialë. Marrin me shpejtësi në dorë çdo argument dhe dallohen për mendimet logjike të zhvilluara.

Janë të aftë në shumë fusha, duke filluar që nga gjuhët e huaja deri tek zgjidhja e problemeve matematikore.

Binjakë të famshëm:

Arthur Conan Doyle, Paul Mçartney, Clint Eastëood, Peter I, Johnny Depp, Natalie Portman. /k.k/noa.al/