Ujë tërshëre, ideali për të eliminuar dhjamin rreth barkut për 7 ditë
Transmetuar më 06-09-2019, 13:03

Tërshëra ka disa veti të dobishme për trupin tonë, duke përfshirë mbrojtjen e zorrëve tona, forcimin e zemrës dhe përshpejtimin e metabolizmit tonë.

Për të djegur dhjamin e barkut në një mënyrë natyrale është shumë e dobishme të konsumoni tërshërë, veçanërisht ujin e tërshërës, i cili duke qenë një burim i pasur i polifenoleve jep një ndjesi të thellë të ngopjes, duke u siguruar që të mos vuani nga ato sulme e urisë gjatë ditës të cilat janë shkaku i vërtetë i peshës sonë të tepërt.

Përbërësit

-Tërshëra: 1 filxhan

-Uji: 1 litër

-Pluhur kanelle: 1 lugë

-Mjaltë: 1 lugë çaji

Përgatitja

-Hidhni tërshërën në ujë për të paktën 3 orë për ta zbutur atë.

-Zbrazeni atë në një blender me pjesën tjetër të përbërësve.

-Ndizni blenderin dhe fikeni sa më shpejt që të keni marrë një përzierje të butë dhe homogjene.

-Në këtë pikë, filtroni përzierjen dhe vendoseni në një kavanoz qelqi.

Dozat e treguara në recetë i referohen sasisë së rekomanduar ditore të ujit të tërshërës./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...