Transmetuar më 06-09-2019, 10:14

“Kemi dy fantazma në shtëpi, një fëmijë dhe qenin e tij”. Nuk kanë dyshime një çift bashkëshortësh të cilët javën e kaluar publikuan një video e cila sipas tyre, dëshmon praninë e fantazmave në banesën e tyre.

Joey Nolan dhe bashkëshortja e tij që jetojnë në Long Island, New York, tregojnë detaje lidhur me filmimin në shtëpinë e tyre, i cili po “çmend” rrjetin në të gjithë botën.

Në video shihet diçka teksa lëviz, teksa krijohet ideja e një fëmije dhe një qeni.

“Aktivizuam telekamerat, pasi do të mungonim disa ditë në shtëpi mirëpo donim të kontrollonim macen tonë e cila nuk ishte mirë. Ajo që na shqetëson më shumë është prania e atij qeni, pasi si unë dhe ime shoqe disa ditë më parë na kishte dalë në ëndërr”, tha burri për ‘New York Post’.

Një dëshmi drithëruese ajo e Joey Nolan, i cili shton se edhe e bija një vjeç e gjysmë thotë se e ka parë fëmijën, madje ka tentuar të lozë me të.

“Tani kemi frikë dhe po mendojmë të ikim nga shtëpia”, thotë ai.

Mirëpo ndjekësit në rrjetet sociale janë ndarë në dy pjesë, ka nga ata që e besojnë praninë e fantazmave, ndërsa të tjerë flasin për ndonjë insekt apo pluhur të ngritur.

Për më tepër shihni pamjet më poshtë. /a.y/noa.al