Kthehet në shtëpi, 19-vjeçarja shqyhet për vdekje nga qentë e fqinjit
Transmetuar më 06-09-2019, 09:49

Ishte vetëm 19 vjeçe, por gjeti vdekjen e shqyer nga qentë e fqinjit. Adrieanna McKenna O’Shea, kishte harruar çantën në shtëpi, kur duke hyrë u sulmua nga qentë e fqinjit, ku si pasojë e plagëve të marra gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë u shënua në 23 gusht në Knoxville të Tennessee, SHBA, por lajmi u bë publik nga mediat amerikane vetëm këto ditë, kur e reja ndërroi jetë pas disa ditësh agoni.

Qentë ishin pesë të racave të ndryshme, kur e sulmuan dhe e tërhoqën zvarrë në një zonë larg shtëpisë.

Një dëshmitar që pa skenën lajmëroi policinë, e cila ndërhyri duke vrarë njërin prej qenve, ndërsa katër të tjerët u dërguan në një qendër për kafshët.

Adrieanna u gjet mes një pellgu gjaku pa ndjenja, ndërkohë që gjeti vdekjen më 30 gusht, disa javë pas shtrimit në spital, shkruan noa.al.

Aktualisht policia po heton për të zbuluar se si qentë, të cilët fqinji pretendonte se i mbante të rrethuar, arritën të largohen dhe të hyjnë në oborrin e viktimës. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...