Në Jemen dita e parë e shkollës mes rrënojave, viti i pestë i luftës civile
Transmetuar më 06-09-2019, 08:12

Mes mureve të shembura dhe dyshemesë së copëtuar nga bombat e shpërthyera në pesë vite luftë civile, nisi këtë javë viti i ri shkollor për nxënësit e vegjël të Taez në Jemen.

Pavarësisht kundërshtive, mes rrënojave, nxënësit ndjekin me vëmendje mësimin në një situatë surreale.

Shkolla e tyre u shkatërrua në vitin 20108, gjatë një bombardimi mes forcave qeveritare dhe rebelëve shiit Huthi.

Pamjet e ditës së parë të shkollës në Taez u përhapën me shpejtësi në të gjithë botën dhe janë drithëruese.

Në fotogaleri mund të shihni më shumë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...