Transmetuar më 05-09-2019, 21:29

Dhimbje e madhe ka kapluar familjen e legjendës braziliane në futbolls, Marcos Cafu.

Djali i ish-futbollistit të Milanit dhe Romës, Danilo Feliciano de Moraes, ka ndërruar jetë pasi ka pësuar atak kardiak.

Ngjarja ka ndodhur në vendlindjen e 30-vjeçarit, në Barueri të San Paolo-s.

Danilo, i cili është më i madhi nga tre fëmijët e Cafu-s,  po luante në një fushë afër shtëpisë me miqtë e tij kur ndjeu dhimbje. Ai u dërgua menjëherë në një spital rajonal, por fakteqësisht doktorët nuk mundën ta shpëtonin.

Reagimet kane qenë të shumta nga personalitete të futbollit nga e gjithë bota./a.k/noa.al/