Transmetuar më 05-09-2019, 17:56

Ky është momenti kur një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të disa të tjerëve në Prishtinë.

Në video shihet se me sa gjaftohtësi ai qëllon mbi njerëzit, duke lënë fillimisht të plagosur katër persona, ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë në spital.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Policia e Kosovës  raportoi se sot në orën 16:00 në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, janë plagosur katër persona.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët, të cilët janë shpallur në kërkim. /k.k/noa.al/

Tmerr pranë spitalit në Prishtinë, qëllohen me kallashnikov katër persona

FOTO/ Përgjaket Prishtina pas një konflikti me armë, vdes në spital njëri nga të plagosurit