Transmetuar më 05-09-2019, 17:36

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku është qëlluar me armë ndaj disa personave.

Nga katër të plagosurit, që u transportuan në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njëri prej tyre raportohet se ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Katër persona kanë ardhur në emergjencë, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, 1 ka vdekur nuk ka arritur me mbijetuar. Tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, ka thënë Fazliu.

Ngjarja ndodhi në orën 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Dëshmitarët thanë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti, pronarë të ndërtesës ku ndodhi masakra.

Rafuna dhe Mehmeti kanë banuar në të njëjtën ndërtesë, në katin e parë, ka bërë të ditur motra e njërit prej të plagosurve.

Bëhet e ditur se Mefail Rafuna ka mbetur i vrarë. /a.m.NOA.al