Transmetuar më 05-09-2019, 16:16

I njohur si miku më i mirë i njeriut, ky qen nuk është aspak i zakontë dhe ka shokuar pronarin e tij.

Qenushi i quajtur Mike është i apasionuar pas filmave me pullë të kuqe dhe pronari i tij, Thomas Barnes, nga Karolina e Veriut, thotë se Mike ka krijuar varësi ndaj filmave erotikë, ndërsa gjithçka sipas tij ndodhi rastësisht kur qeni e çoi gabimisht TV tek kanalet me filma të tillë.

Por veprimi i qenit i ka kushtuar shtrenjtë pronarit të tij, pasi i erdhi fatura 70 dollarë nga ofruesi i shërbimit kabllor, pasi aksesi në të tilla kanale ka një kosto ekstra në SHBA.

Thomas kontaktoi me teknikët e kabllorit për t’i shpjeguar “incidentin” e pazakontë që kishte ndodhur me qenin e tij.

Thomas shpjegoi se që prej ditës që nuk pa më filma me pullë të kuqe, qeni i tij është ndier i “trishtuar” dhe kjo deklaratë tashmë ka bërë xhiron e rrjetit./b.l/noa.al/