E paditën fqinjët sepse i zgjonte në mëngjes, gjeli fiton gjyqin dhe dëmshpërblehet
Transmetuar më 05-09-2019, 15:57

Gjeli "Moris" e fitoi betejën e  rëndësishme me fqinjët e tij.

ai ishte paditur prej tyre në gjykatë, sepse këndonte herët dhe i linte ata pagjumë.

Por gjeli fitoi të drejtën në gjykatë dhe tani mund të vazhdojë të  këndojë kur të dojë pa u shqetësuar se çfarë mendojnë komshinjtë e tij, apo nëse ata zgjohen prej tij.

Gjykatësit në lokalitetin Saint-Pierre-d’Oléron vendosën të mos e pranojnë padinë e bërë nga fqinjët e shtetases, Corinne Fesseau, e cila kishte gjelin në pronësi.

Ata ankoheshin se gjeli i saj këndonte herët në mëngjes dhe i zgjonte nga gjumi.

“Moris fitoi dhe fqinjët madje duhet ta dëmshpërblejnë pronaren e gjelit me 1 mijë euro, për akuzat e padrejta",  tha për mediat Julien Papineau, avokat mbrojtës I  zonjës Corinne Fesseau.

Kështu, pasi fitoi gjyqin gjeli mund të këndojë në orarin e tij, kur t’i vijë më mbarë. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...