Kujdes me përdorimin e tepërt të antibiotikëve, ja nga çfarë jeni të rrezikuar
Transmetuar më 05-09-2019, 13:41

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktojë shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

Kjo është ajo që rezultoi nga një studim që zgjati më shumë se 20 vjet dhe më pas u botua në revistën shkencore ‘Gut’, në të cilën u ekzaminuan mijëra të dhëna mjekësore.

Dosjet e ekzaminuara janë marrë nga “Clinal Practice Research Datalink”, një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë, që përmban mbi 11 milion pacientë britanikë.

Hulumtimi, i cili zgjati 23 vjet, përveç konfirmimit të faktorëve të njohur të rrezikut, si obeziteti, diabeti, pirja e duhanit dhe alkooli, demonstruan lidhjen konkrete midis përdorimit të antibiotikëve dhe shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, me një rrezik të shtuar prej 8 % me një përdorim prej 15/30 ditësh./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...