Udhëton në avion bashkë me kalin, arsyeja pse e lejoi kompania ajrore
Transmetuar më 05-09-2019, 07:58

Një grua mbërriti në aeroport, kaloi kontrollin dhe hipi në avion. Asgjë e pazakontë? Sigurisht që jo… nëse nuk do të kishte marrë me vete edhe kalin e saj.

Bëhet fjalë për një pony të vogël gri, duke zënë në befasi pasagjerët e fluturimit të ‘American Airlines’ të nisur nga Chicago, drejt Omaha, në shtetin e Nebraska.

Flirty, është një kalë i vogël i stërvitur. Ai është në pronësi të Abrea Hensley, e cila vuan nga depresioni, ankthi dhe stresi post traumatik dhe është alergjike nga qentë.

Për këtë arsye për ta shoqëruar ka zgjedhur një kalë poni dhe ligji i lejon persona me probleme të tilla që ti marrin me vete, mjafton që të jenë të stërvitur.

Në një postim në Insagramin e Flirty, gruaja deklaroi se kali e përballoi fluturimin prej 90 minutash si një profesionist i vërtetë.

“U befasova pasi Flirty qëndroi i qetë, madje edhe dremiti i qetë”, shkroi gruaja.

“American Airlines” foli për vendimin se pse e lejuan kalin që të udhëtonte me avion.

“Është një kafshë e stërvitur dhe kompania vendosi ta lejojë që të udhëtojë, pasi e vlerësoi rastin. E vlerësojmë rolin e kafshëve si qentë, macet por edhe poni, në jetën e personave që kanë nevojë për ta”, deklaroi kompania “American Airlines”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...