Transmetuar më 05-09-2019, 07:42

Viteve të fundit akademiku i njohur Moikom Zeqo ka pasur probleme serioze me shëndetin.

Këtë periudhë gjendja e tij është rënduar duke bërë që të shtrohet në spital.

Mikesha e tij, koleksionistja Luljeta Dano, i ka shkuar për vizitë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku Zeqo ndodhet i shtruar prej pesë javësh.

Ajo bën me dije se me vete Zeqo mban bustin e Naim Frashërit.

“Profesor Moikom Zeqo ka pesë javë i shtruar në spital me Shën Naimin te koka që e ka marrë me vete nga studio e tij”, shkruan Dano.

Për shkak se është prekur nga leucemia, Moikom Zeqo është shtruar disa herë në spital. /a.y/noa.al