Pëson aksident me makinë, vdekje e rëndë për futbollistin 22-vjeçar shqiptar i cili aktivizohej në Gjermani
Transmetuar më 04-09-2019, 22:37

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një futbollisti shqiptar nga Kosova ka ndodhur në Gjermani.

22-vjeçari shqiptar, Amir Ademi ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, kur futbollisti i FC Kosova Regensburg po kthehej në shtëpi pas stërvitjes.

22-vjeçari ndodhej në makinën e tij, tip Peugeot kur u përplas më një Volksëagen Passat dhe më pas me muret rrethuese të rrugës.

Pas përplasjes, makina u përfshi nga flakët, çka i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme për 22-vjeçarin.

“Të dashur vëllezër edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje të thellë ju lajmërojmë se vëllai, miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme…”. Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e FC Kosova Regensburg.

Ademi aktivizohej me Regensburg prej vitit 2016, ndersa lajmi ka detyruar Federatën Gjermane të Futbollit të anulojë takimet e skuadrës së FC Kosova Regensburg.

Loading...
Loading...