Transmetuar më 04-09-2019, 20:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot dekorata për të rënët në mbrojtje të tokave shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Me Urdhrin “Hero i Kosovës” dekorova të rënët në mbrojtje të tokave shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore: Beqë Hadergjonaj, Beqë Kukalaj dhe Can Tishuku", theksoi ai.

Thaçi bëri publike edhe imazhet nga momentet e dekorimit.

"Liria dhe pavarësia e Kosovës e ka bazament kontributin e vazhdueshëm të shumë brezave", ishte mesazhi që dha Hashim Thaçi, me këtë rast.

Pas çlirimit nga pushtuesit nazistë, ndryshe nga Shqipëria që edhe pse ishte aleate me ish-Jugosllavinë, Kosova mbeti sërish jashtë trojeve tona, për ta fituar përfundimisht lirinë, pas luftës me Serinë, në vitin ’99, duke krijuar shtetin e saj të pavarur./a.m/NOA.al