Nuk i dha disa rroga, punëtori i djeg makinën pronarit
Transmetuar më 04-09-2019, 18:45

Një punëtor ka vendosur të hakmerret ndaj pronarit te vet pasi prej disa muajsh nuk merrte rrogën.

Ky episod ka ndodhur një ditë më parë në Shkup të Maqedonisë.

Pronari i një kompanie ka njoftuar policinë se një ish i punësuar me iniciale L.S., i ka djegur me benzinë makinën “BMW X 6” e cila ka qenë e parkuar na parkimin e ndërmarrjes.

Shkak për këtë, sipas denoncimit, janë disa rroga të papaguara ndaj L.S.

Ky i fundit është arrestuar më pas nga policia. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...