Transmetuar më 04-09-2019, 16:28

Në këtë zonë pak sipërfaqe mbillet me jonxhe dhe misër.

Dhe është një zonë e tërë që prodhon fara luledielli,  Tërbufi në Lushnjë.

Në Tërbuf të Lushnjës prodhohen çdo vit më shumë se një mijë ton fara luledielli.

Shumë njerëz kalojnë kohën duke ngrënë fara luledielli.

Rreth 500 ha sipërfaqe mbillet çdo vit, nga e cila nxirret 1000 ton fara në Lushnje dhe Divjakë.

Pjesa më e madhe e sipërfaqeve bujqësore në Tërbuf prej 50 vitesh mbillet vetëm me luledielli.

Asnjë kokërr nuk shkon për industrinë, sepse i gjithë prodhimi i tyre përfundon në grushtet e njerëzve për konsum ditor.

Puna për prodhimin e tyre është e vështirë, por shumë fermerë të mbjellin lulediellin.

Këto janë ditët kur kultivuesit për të kryer procesin e vjeljes duhet të ngrihen që në tre të mëngjesit. Punojnë  deri në mesditë, përpara se temperaturat të rriten.

Gjithë  procesi i vjeljes kryhet me duar.

Një punë shumë e vështirë për shkak të mungesës së mekanikës bujqësore.

Mjetet përdoren vetëm për transport.

Pas vjeljes farat thahen në lëmin e fshatit, ndërtuar në kohën e kooperativës përpara viteve 90- të.

Problem për ta mbetet çmimi i shitjes.

Ofertat mbeten 120 ose 130 lekë për kg me shumicë.

Tregtarët nga Tirana, Berati, Elbasani, Fieri dhe Lushnja  i paketojnë për konsumim në tregun vendas./a.m/NOA.al