Transmetuar më 04-09-2019, 13:58

Përfundoi në burg për vrasjen e fëmijëve të saj dhe tashmë është duke shpenzuar të gjitha kursimet, vetëm për të blerë çokollatë.

Gruaja angleze Louise Porton, nga Birmingham, u fut në burg për vrasjen e fëmijëve të saj Lexi Draper, 3 vjeç dhe Scarlett Vaughan, 16 muajshe, pasi fëmijët pengonin jetën e saj seksuale.

E shpallur fajtore për krimin e kryer të premten që lamë pas, ajo do e vuajë dënimin në qeli, por duket se nuk është penduar aspak.

Madje ajo po deklaroi se çdo para do e shpenzojë për të blerë çokollatë, duke deklaruar se është e varur prej tyre. 23-vjeçarja duhet të kalojë 32 vite në burg dhe vetëm më pas, mund të lirohet me kusht.

Gruaja pretendon se i vetmi ngushëllim për të është çokollata, deklaratë e bërë në seancën kur u dha dënimi. Gjatë hetimeve, Birmingham Croën Court, mësoi se Porton punonte si prostitutë në prani të fëmijëve dhe pikërisht ata e pengonin, duke vendosur që ti heqë qafe.

Porton tentoi që ta sajonte si vdekje natyrale, por ekspertiza zbuloi se atyre iu ishte zënë fryma. Dy vajzat vdiqën 18 ditë larg njëra tjetrës në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve me frymëmarrjen. /a.y/noa.al