Transmetuar më 04-09-2019, 08:41

Tetë fëmijë të një shkolle fillore u vranë në Kinë në ditën e parë të shkollës, në fshatin Chaoyangpo, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Masakra e kësaj të hëne u bë nga një burrë 40 vjeç, i cili u arrestua nga policia pak pas ngjarjes.

Policia nuk e sqaroi dinamikën e ngjarjes, duke bërë me dije vetëm se i dyshuari kishte dalë nga burgu në qershor, pasi kishte vuajtur një dënim për tentativë vrasjeje.

Fshati ku ndodhet në provincën e Hubei, ndërkohë që autoritetet nuk bëjnë me dije mënyrën se si të miturit u vranë.

Por pavarësisht kësaj autoritetet deklaruan se shkollat në Kinë janë goditur nga një sërë sulmesh gjatë viteve të fundit dhe për rrjedhojë janë shtuar masat e sigurisë. /a.y/noa.al