E rrallë në Prishtinë! Lind foshnja me dy gjini
Transmetuar më 04-09-2019, 08:09

Një lindje e rrallë ka ndodhur në klinikën gjinekologjike në Prishtinë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se pak ditë më parë në këtë klinikë ka ardhur në jetë një foshnjë me dy gjini.

Aktualisht foshnja po mbahet në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, për shkak se mjekët nuk janë përballur deri më tani me një rast të tillë.

Pavarësisht dy gjinive bebja gëzon shëndet të plotë dhe ka lindur me peshë normale.

Megjithatë nuk bëhet me dije as identiteti i tij dhe as ai i prindërve. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...