Transmetuar më 03-09-2019, 19:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku një 8-vjeçar u dogj me benzinë nga shokët e klasës.

Djali, i quajtur Kyrylo Yatsun, ka pësuar djegie në 35 për qind të trupit të tij, pasi u sulmua nga djemtë, ndërsa po luante në bllokun e pallateve poshtë shtëpisë së tij.

Djemtë, të cilët e ngacmonin atë në edhe në shkollë, iu afruan dhe e lyen me benzin në bluzën e veshur, ku më pas i vunë flakën me çakmak.

Sipas “Daily Mail” djaloshi u shtri në tokë duke bërtitur nga dhimbjet, ndërsa djemtë e tjerë qeshnin me të madhe.

Nëna e tij tregoi se kishte qenë duke gatuar, ku disa fëmijë i kishin thënë se i biri ishte lënduar. “E pashë atë të shtrirë në tokë dhe lëkura e tij tek këmbët dhe barku ishte tërësisht e djegur. Ai më tha se ata djem ja bënë këtë pa asnjë arsye. Ata nuk janë fëmije, ata janë përbindësha”, tha ajo. /k.k/noa.al/