Transmetuar më 03-09-2019, 17:48

Ka një shprehje e cila thotë se “ne jemi çfarë hamë”. Dhe e vërtetë është.

Mënyra se si ushqehemi reflektohet drejtpërdrejt në sjelljet e trupit tonë.

Kanceri dhe diabeti janë dy prej sëmundjeve që marrin miliona jetë njerëzish çdo vit.

Ekspertët e shëndetit thonë se kjo dietë ndikon shumë në parandalimin e prekjes prej këtyre dy sëmundjeve të rënda.

Dieta ketogjene përqendrohet në konsumimin e yndyrnave të shëndetshme dhe proteinave.

Kjo lloj diete është 75% yndyrë, 20% proteina dhe 5% karbohidrate. Por këto numra mund të ndryshojnë, bazuar në rekomandimet e mjekut ose dietologut tuaj.

Qëllimi i një diete ketogjenike është minimizimi i marrjes së sheqerit dhe karbohidrateve.

Pra konsumoni ushqimet që kanë në përbërje elementët e mësipërm. /k.k/noa.al/