Transmetuar më 03-09-2019, 17:44

A ju kujtohet fatkeqësia tronditëse e 4 vajzave të mbetura jetime në fshatin e vogël të Peshkopisë?

Kryeministri Edi Rama, ka ngritur këtë pyetje për ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke e shoqëruar edhe me mesazhin se janë bërë me shtëpi të re.

"Ato tanimë janë bërë me shtëpinë e tyre, falë solidaritetit me “Fundjavën Ndryshe” dhe Olta si deputete e zonës, është përkujdesur posaçërisht gjatë tërë kësaj kohe për kopshtin, shkollën, kujdesin mjekësor, pushimet e verës…"

E pranishme në inaugurimin e shtëpisë së tyre ishte vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. /a.m/NOA.al