Transmetuar më 03-09-2019, 17:36

Shpërndarja e librave shkollorë ka shtuar radhët në shumë qytete të vendit, si dhe vuajtjet për prindërit, ashtu si edhe në vite të tjera .

Fëmijët po bëhen gati për shkollë, që nis më 16 shtator.

Në Fier janë pak pika të shpërndarjes së teksteve për klasat e gjashta deri në gjimnaz dhe prindërit ankohen për radhë të gjata e sorollatje.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre është ai për rritje çmimesh në disa libra deri në 100 lekë.

Plotësimi i pakos së plotë të librave për fëmijët në sistemin parauniversitar mbetet një angazhim sfidues për prindërit shqiptarë.

Në Fier, ku tekstet nga klasa e pestë deri në shkollë të mesme, prindërit ankohen për radhë e sorollatje nga njëra tek tjetra për të siguruar të gjitha tekstet, pasi disa libra mungojnë.

"Sorollatemi nga një pikë shitje te tjetra."

Një paketë librash shkon nga 50 deri ne 70 mijë lekë të vjetra.

Prindërit  ngrenë ankesat e tyre për një mbivendosje të çmimeve të librave deri në 100 lekë të reja më shumë, duke i bërë të pa përballueshme çmimet e tyre.

Ata arsimin e shohin si një të të mirë që duhet garantuar nga shteti, por falas Ministria e Arsimit njoftoi se librat do të jepen vetëm për nxënësit deri në klasën e pestë, me kusht që të kthehen pas vitin tjetër./a.m/NOA.al