Transmetuar më 03-09-2019, 16:05

Maisie Squires, një 16-vjeçare nga Leeds, pësoi djegie në të gjithë shpinën e saj ndërkohë që ishte zhytyr me maskë në det, në një plazh në Kubë, teksa ishte me pushime.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, e reja kishte vënë krem mbrojtës, por vetëm 1 orë ishte e mjaftueshme që rrezet tropikale të piqnin lëkurën e saj.

E si për ta përkeqësuar edhe më shumë situatën, të nesërmen, Maisie-t iu desh që të udhëtonte për 9 orë me avion drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Fotografitë e botuara nga vetë adoleshentja në Facebook, tregojnë se flluskat ishin kaq të mëdha sa i dukeshin edhe poshtë bluzës.

Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 10 mijë herë në Facebook, dhe ka mijëra komente poshtë tij./b.l/noa.al/