Transmetuar më 03-09-2019, 13:29

Kandidatja për kryebashkiake në qytetin kolumbian të Suarez, Karina Garcia Sierra, u zhduk fundjavën e lënë pas, për tu gjetur e vdekur vetëm mbrëmjen e kësaj të hënw bashkë me pesë persona të tjerë, mes tyre edhe nënën.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se Garcia Sierra, është rrëmbyer nga dy persona të armatosur gjatë së dielës.

Kufoma e kandidates për kryebashkiake dhe pesë personave të tjerë, u gjet e karbonizuar brenda një makine të cilës i ishte vënë zjarr.

Siç deklaroi guvernatori i provincës, Oscar Campo, zona në fjalë konsiderohet territor i një prej degëzimeve të disidentëve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Megjithatë autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende nëse është ky grupim autor i sulmit dhe as nëse bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje politike, shkruan noa.al.

Campo deklaroi se është shumë shpejtë për të folur me siguri për autorët e masakrës, duke konfirmuar se Suarez, është i lidhur me laboratorë të përpunimit të kokainës dhe parcela të kultivimit të lëndës narkotike. /a.y/noa.al