Transmetuar më 03-09-2019, 11:42

Një breshkë e rrallë deti me dy koka është zbuluar në bregut e Hilton Head duke lënë ekspertët pa fjalë.

Ajo bënte një jetë normale në ishullin e Karolinës së Jugut. Pavarësisht pamjes së pazakontë, ekspertët thonë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse ky lloj anormaliteti është në fakt diçka normale.

Menaxherja e breshkave të ujit në ishull, Amber Kuehn tha se kafshët e tilla janë shumë të rralla.

“Është dicka e rrallë, por jo për tu shqetësuar. Disa njerëz mendojnë se shkaktohet nga rrezatimi në ujë, por nuk është dicka e tillë, ndodh në natyrë periodikisht. Në Karolinën e Jugut, pasi vërejmë se është ndërtuar një fole, e lëmë tre ditë për t’u siguruar që gjithçka të dalë në mënyrë të natyrshme”, tha ajo.

Stafi që zbuloi breshkën tha që koka e djathtë dukej se komandonte  njërën anë, ndërsa koka e majtë tjetrën.

"Ka një gungë që zbret në qendër të guaskave të breshkave dhe ka dy prej tyre këtu, kështu që  me siguri secila ka shpinë të vetën," tha zonja Kuehn.

Sa i përket shanseve për të mbijetuar, Zonja Kuehn nuk është shpresuese. Ajo tha: ‘Në përgjithësi, edhe për ato të shëndetshmet, është një në njëqind”./b.l/noa.al/