Transmetuar më 03-09-2019, 11:30

Vdes në gjumë në moshën 21-vjeçare. Anita Costanza D’Amato u gjet e pajetë nga prindërit e saj në dhomën ku flinte, duke mbetur të shokuar.

Ata lajmërua ndihmën e shpejtë, por për vajzën italiane nga Porticello, provincë e Palermos, nuk kishte më shpresë.

Mjekët deklaruan se vdekja e vajzës së re është e veshur me mister, duke mos ditur të japin arsye.

Anita kishte rënë për të fjetur të dielën, duke u ankuar për një lodhje të pazakontë, por asnjëri nga prindërit nuk mendoi se bëhej fjalë për diçka të rëndë.

Tashmë pritet përgjigja e autopsisë për të zbuluar të vërtetën e vdekjes. Anita ishte studente dhe për të mbuluar shpenzimet punonte edhe si kameriere në një bar. /a.y/noa.al