Transmetuar më 03-09-2019, 08:23

Një anije u përfshi nga flakët pranë brigjeve të California, SHBA, në afërsi të ishullit të Santa Cruz.

Për pasojë 34 persona gjetën vdekjen, teksa ishin në gjumë, ku zjarri i gjeti në befasi.

Ndërkohë roja bregdetare arriti të shpëtojë pesë persona, që të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit të anijes “Conception”, të cilët rezistuan duke notuar.

Anija ndodhej në det për disa zhytje nën ujore pasditen e kësaj të hëne kur dhe ndodhi ngjarja.

Santa Cruz është një prej ishujve më të mëdhenj të California, dhe bashkë me ishujt e tjerë formojnë një park ujor kombëtar. /a.y/noa.al