Transmetuar më 02-09-2019, 22:52

Një ngjarje tragjikë është regjistruar së fundmi në brigjet e Kalifornisë jugore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas rojeve bregdetare amerikane, 34 persona figurojnë të zhdukur pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një anije të vogël me polombarë.

Media lokale njofton se zjarri shkaktoi disa të vdekur, por roja bregdetare nuk mund të konfirmonte ende njoftimin.

Sipas zyrtarëve të rojes bregdetare, pesë pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi shpërtheu zjarri në anijen që përdoret nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Zyrtarët thonë se vazhdojnë kërkimet për personat që figurojnë të zhdukur.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes kur shpërtheu zjarri të hënën në mëngjes./a.k/noa.al/