Transmetuar më 02-09-2019, 19:15

Djali "arrogant" i ish-ministrit shtyp për vdekje fëmijën 3 vjeç, dënohet me të ëmën për fshehje krimi

Djali vetëm tre vjeç, Alfie Lamb, ndodhej në një makinë me nënën e tij dhe të dashurin e saj, në shkurt të vitit të kaluar, por u aksidentua për vdekje pasi zbriti prej saj.

I dashuri i nënës së tij, Stephen Waterson, e goditi nga pas, duke e shtypur atë.

Waterson pranoi vrasjen para një rigjykimi që ishte planifikuar këtë pasdite.

Vrasësi ishte adoptuar nga deputeti britanik dhe gruaja e tij, mjeke, por prapë bënte një jetë të shthurur.

Gjyshja e Alfie thotë se ajo e urrente Waterson që nga momenti kur e takoi.

Stephen Waterson, djali i birësuar i një ish-ministri qeveritar, pranoi se e kishte vrarë Alfie Lambin, djalin e të dashurës së tij, duke e shtypur atë nën një parkim makinash.

Waterson, 26 vjeç, shtypi Alfie Lamb me Audi ndërsa nëna e Alfie, Adrian Hoare ishte e pranishme në vendin e ngjarjes.

Më pas, Waterson, orkestroi një skemë për të mos u përfshirë në vdekjen e vogëlushes.

Pas një gjyqi të Old Bailey, Hoare, 24 vjeç, nga Gravesend në Kent, u shpall fajtor për egërsinë e treguar në timon dhe për pasojë vdiq fëmija, ndonëse nga pakujdesia.

Ai u burgos për dy vjet e nëntë muaj.

Waterson, nga Croydon, mohoi vrasjen e Alfie dhe u përball sot me një rigjykim në Apel, pasi gjykata nuk arriti të marrë një aktgjykim herën e parë.

Këtë pasdite, përpara gjyqit, Waterson ndryshoi kërkesën e tij dhe pranoi vrasjen e Alfie nga pakujdesia e rëndë.

Të dy Waterson dhe Hoare pranuan se kishin komplotuar për të çoroditur rrjedhën e drejtësisë duke gënjyer policinë. Waterson u dënua për frikësimin e një dëshmitari dhe Hoare për sulmin ndaj një dëshmitari tjetër.

Kryeinspektori i detektivëve të Scotland Yard, Simon Harding, e quante Waterson "arrogant, egoist dhe thellësisht të pakëndshëm" dhe tha se sot drejtësia i erdhi në ndihmë Alfie./a.m/NOA.al