Transmetuar më 02-09-2019, 14:08

Tentoi që të hante krevatin e tij para se të vdiste. Ishte kjo tentativa e fundit e dëshpëruar e një fëmijë për të mbijetuar, pasi u la të vdiste urie nga prindërit e tij mes jashtëqitjeve.

Ashley Catron dhe Frederick Frink lanë në mëshirë të fatit vogëlushin Hendrix vetëm 3 vjeç, pasi nuk iu besonin mjekëve.

Policia e gjeti fëmijën në shtëpinë e familjes brenda krevatit të tij, në Alabama, SHBA më 23 korrik, ndërkohë që peshonte vetëm 7 kilogramë, ndërsa pelena i ishte ngjitur nga jashtëqitjet.

Fëmija ishte dukshëm i kequshqyer dhe në gjendje totale të braktisjes, i pajetë. Një fat të ngjashëm mund të kishte pasur edhe vëllai i tij 4 vjeç, edhe ai në gjendje të rëndë kequshqyerje, por që u shpëtua në sajë të ndërhyrjes së autoriteteve.

Shtëpia u gjet në kushte mjerane, binte era urinë dhe krevatet e fëmijëve ishin të mbushur me jashtëqitje, teksa dhoma e prindërve ishte e mbushur me ushqim.

Kur çifti u pyet se pse e kishin braktisur fëmijën, ata thanë se nuk kishin besim te mjekët ndaj kishin vendosur që të kujdeseshin siç iu dukej më mirë.

Gruaja deklaroi se iu jepte fëmijët një pije me shumë vitamina, për të cilën mendonte se ishte mjaftueshëm për tu zhvilluar, por që në fakt rezultoi e kundërta, shkruan noa.al.

Çifti përfundoi në burg, nën akuzën e braktisjes së fëmijëve dhe vrasjes. /a.y/noa.al