Vaji i peshkut aleat i shëndetit tonë, mbron nga kanceri dhe jo vetëm
Transmetuar më 02-09-2019, 11:16

Vaji i peshkut, i cili shihet si ushqim i trurit nga ekspertët, është i rëndësishëm për shëndetin tonë. Një minimum prej 2,2 gramë në ditë nga vaji i peshkut, rekomandohet të konsumohet, pasi shërben si mburojë mbrojtëse në trup, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shkalla e inteligjencës për fëmijët pas përdorimit të vajit të peshkut u rrit me 7,5 %, thonë disa studime. Për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e zemrës dhe kancerit, zgjidhja kalon përmes vajit të peshkut, këshillojnë mjekët.

Gjithashtu së fundi studimet tregojnë se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit Burimi ushqyes, i njohur edhe si Omega-3, mund të merret në kapsula ose në formë të lëngshme.

Teoria se nëse konsumon vajin e peshkut do të shtosh në peshë është krejtësisht e gabuar. Vaji i peshkut është një nga yndyrat esenciale në gjakun tonë.

Vaj  i peshkut është një domosdoshmëri, veçanërisht në pikën e mbrojtjes nga sëmundjet. Rigjallëron lëkurën duke shtuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinëve që dhurojnë freski./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...