Transmetuar më 02-09-2019, 10:18

“Kënaqësi të rikthehesha në Varshavë pas 18 vitesh. Ky qytet është dëshmia më e fortë e vitalitetit të një kombi të paepur për liri dhe dinjitet kombëtar”.

Kështu shkruan Presidenti Ilir Meta paraditen e sotme, teksa kujton se 80 vite më parë filloi një luftë barbare që e ktheu në rrënojë totale një nga qytetet më të bukura të kontinentit.

“Por përsëri Varshava është një kryeqytet impresionues që nuk ndalet së zhvilluari.

Krenar për marrëdhëniet tona të shkëlqyera në të gjitha fushat dhe mirënjohje e veçantë për turistët polakë, të cilët vijnë duke u shtuar çdo vit në brigjet dhe malet tona”, shkruan kreu i shtetit.

Ky koment vjen pasi Presidenti mori pjesë këtë të diel në Varshavë, në ceremoninë e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda. /a.y/noa.al