Transmetuar më 02-09-2019, 09:42

Hoteli i preferuar për ekstravagantët dhe një alternativë për tu shmangur nga gjithë ata që vuajnë nga klaustrofobia. Në Suedi kush ka një portofol të bollshëm, mund të zgjedhë që të flejë në një ish-minierë, e cila është kthyer në një hotel luksi dhe ndodhet në 155 metër thellësi.

Me mobilim luksoz dhe elegant, suita Sala Silvermine Hotel është mbresëlënëse.

Tualeti ndodhet rreth 50 metra larg dhomës dhe temperaturat janë thuajse 2 gradë, ndaj preferohet që personat që do dalin nga dhoma të vishen mirë.

Silvermine ndodhet në veriperëndim të Stokholm, rreth 120 kilometër larg kryeqytetit suedez.

Dhoma është e pajisur me një ashensor ku brenda tij temperatura 18 gradë celsius, si dhe ka një citofon të lidhur me recepsionin për çfarëdolloj nevoje.

Kostoja për të qëndruar në këtë natë është 3990 korona suedeze për dy persona, ose rreth 430 euro. Megjithatë në të njëjtin hotele mund të rrihet në një dhomë më ekonomike, me çmime më të ulëta. /a.y/noa.al