Transmetuar më 02-09-2019, 08:48

Një vajzë 18-vjeçare përfundoi koma për shkak të një sëmundje të rëndë në mushkëri. Mjekët dyshojnë se shkak për këtë patologji është bërë cigarja elektronike të cilën e reja e ka pirë për tre vite.

Ngjarja e rëndë vjen nga Utah, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Maddie Nelson, nisi të ndihej keq në fillim të këtij viti, por në muajin guasht pati dhimbje të forta në shpinë dhe në veshka.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku po lufton mes jetës dhe vdekjes, ku nga një radiografi që iu bë zbuloi dëmet e rënda në mushkëri. Për të ruajtur shëndetin e saj mjekët vendosën që ta fusin në koma.

E motra Andrea thotë se “Në 1 gusht mori diagnozën e saktë, ku rezultatet e analizave treguan se vuan nga polmonite eosinofila acute. Mjeku dyshon se kjo gjë është shkaktuar nga cigarja elektronike, për shkak të grumbullimit të rruazave të bardha në mushkëri”.

Maddie iu injektuan asteroide dhe u nxor nga koma pas tre ditësh, dhe tashmë mund të marrë frymë vetëm, por natën ka nevojë për oksigjen.

Maddie i publikoi fotografitë e saj në rrjetet sociale, teksa i fton përdoruesit e cigareve dhe të atyre elektronike që të heqin dorë prej tyre, në mënyrë që të mos e pësojnë si ajo. /a.y/noa.al