Transmetuar më 01-09-2019, 21:42

Uragani Dorian sapo ka goditur Bahamas veriore, pasi stuhia katastrofike e Kategorisë 5 solli erëra 185 km /orë që shkatërruan çatitë dhe rrëzuan linjat e energjisë.

Qindra banorë ndodhen në shkolla, kisha dhe qendra strehimore për mbrojtje.

Uragani i dytë më i fortë i Atlantikut që nga viti 1950, Dorian goditi fillimisht tokën në Ishujt Abaco pasi autoritetet bënë edhe lutje e minutës së fundit për ata që ishin në zonat e prekura për t’u evakuuar.

Zyrtarët pranuan se nuk kishte shumë struktura në terren në arkipelagun kryesisht të sheshtë në jug-lindje të Florida.

Miliona banorë nga Florida në Carolinas po e mbajnë në vëmendje dhe me frikë uraganin Dorian, në mes të indikacioneve se do të ndryshonte ashpër në veri-lindje pasi të kalonte Bahamas dhe të gjente detin në jug-lindje të SHBA.

Autoritetet paralajmëruan se fuqia e tij mund të ndryshojë, në det të hapur.

Por pasi preku Bahamas stuhia e fuqishme ka të ngjarë të shtohet e po i dëmton rëndë zonat bregdetare me erëra të fuqishme.

Qendra Kombëtare e Uraganit në Miami tha që erërat maksimale të Dorianit ishin 185mph, nga 175mph.

Uragani pasi ka prekur Bahamas po lëviz në perëndim me 7mph.

"Kushtet katastrofike" po ndodhin në Ishujt Abaco dhe që priten të godasin gjithë zonën e Bahama gjatë orëve të mëvonshme, sikurse edhe Floridan.

Dorian ishte i dyti vetëm nga Uragani "Allen" në 1980, me erërat e tij deri në 190 km/orë.

"Do të jetë vërtet, me të vërtetë katastrofë për Bahamas," tha studiuesi i uraganit në Universitetin Shtetëror të Kolorados, Phil Klotzbach./a.m/NOA.al