Uragani “Dorian” i afrohet SHBA-së, Trump jep alarmin! FOTO
Transmetuar më 01-09-2019, 18:37

Presidenti Trump e quajti Uraganin Dorian "një nga uraganet më të mëdhenj që kemi parë ndonjëherë",  ndërsa foli me reporterët pas kthimit nga kampi ku po analizohet uragani.

Presidenti tha se ka qenë duke e ndjekur nga afër stuhinë, që të merren masat e duhura.

Është i kategorisë 5," – tha Trump, dhe "Duket se është një nga uraganet më të mëdha që kemi parë ndonjëherë, dhe ky është një problem."

"Ne kemi shumë njerëz të shkëlqyer që po punojnë tani. Ne nuk e dimë se kur do të goditemi, por ne kemi një ide," shtoi Trump.

Peter Broën nga Rojet Bregdetare e SHBA, paralajmërojnë se ka një “rritje të konsiderueshme, shkatërruese, kërcënuese për jetën” nga kjo stuhi.

"Ne do të mësojmë gjatë orëve të ardhshëm, ndoshta më pak se 24 orë," tha Trump.

Presidenti do të dalë edhe në një konferencë për stuhinë. Ai u tha gazetarëve se do të mbajë një konferencë për shtyp pas takimeve të tij.

Qendra amerikane e Uraganëve e konsideron të kategorisë 5 stuhinë Dorian, thënë ndryshe niveli më i lartë.

Deri para disa orësh ajo ishte konsideruar e nivelit 4.

”Dorian po godet aktualisht ishujt Abaco në Bahamas me erëra me shpejtësi 260 kilometra në orë”, tha kjo qendër.

Autoritetet i kërkuan popullatës të gjejë strehime të sigurta.

Dorian po zhvendoset drejt bregdetit lindor amerikan në Florida, ndërkohë që autoritetet e meteorologjisë thonë se ai mund t’i drejtohet edhe shteteve të Xhorxhias apo Karolinës së Jugut. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...