Transmetuar më 01-09-2019, 09:48

Disa studime klinike, kanë zbuluar se farat e domates përmbajnë një xhel natyral i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij.

Kjo zëvendëson shumë mirë aspirinën që kardiologët u rekomandojnë pacientëve të tyre të marrin çdo ditë.

Këto fara të domates përbëjnë një alternativë më të shëndetshme kundër mpiksjes së gjakut se aspirina, pasi nuk kanë efekte anësore. Ndërsa aspirina nëse përdoret për një kohë të gjatë dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulcerës. Kjo ka bërë që xheli i marrë nga farat e domates të marrin edhe aprovimin e autoriteteve europiane të shëndetit.

Përveç shmangies së mpiksjes së gjakut, farat e domates përmbajnë një sërë mineralesh dhe vitaminash të dobishme në trajtimin e disa sëmundjeve. Ato janë të dobishme për uljen e kolesterolit, sepse përmbajnë shumë fibër, ndërkohë që antioksidantët luftojnë radikalet e lira që nxisin inflamacionin.

Farat e domates janë të pasura me vitaminë K dhe kalcium që ndihmojnë në përmirësimin e dendësisë kockore. Ndërsa vitamina A që ndodhet te këto fara ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe shëndetit të syve.