Transmetuar më 31-08-2019, 14:26

Vrau shoqen e tij të shkollës, pasi ajo e kishte refuzuar. 17-vjeçari Thomas Griffiths, goditi me thikë disa herë bashkëmoshataren e tij Ellie Gould, në shtëpinë e saj në Calne të Anglisë, pasi ajo nuk donte të bëhej e dashura e tij.

Krimi i rëndë ndodhi tre muaj më parë, por vetëm në seancën e së enjtes, adoleshenti pranoi krimin dhe shpjegoi arsyen.

Ai tha se Ellie e kishte refuzuar dhe nuk donte të lidhej me të duke i kërkuar që të ishin shokë. Por këtë vendim të saj Thomas nuk e pranoi, duke rënë në dëshpërim.

Një zhgënjim i thellë i shoqëruar edhe me zbulimin e fundit që i ati kishte tumor.

Kështu 17-vjeçari humbi toruan, shkoi në shtëpinë e Ellie dhe e vrau, shkruan noa.al.

Për muaj me radhë mohoi çdo përgjegjësi, por në seancën e dy ditëve më parë në gjykatë u dorëzua. Në 8 nëntor do të jetë seanca e radhës në ngarkim të tij, gjatë së cilës pritet të jepet edhe dënimi. /a.y/noa.al