Transmetuar më 31-08-2019, 09:11

Një autobus doli nga një rrugë në mal në Pakistan, duke përfunduar në një lumë.

Për pasojë 24 persona gjetën vdekjen dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në veriperëndim të vendit.

Në bordin e autobusit ishin pjesëtare të një familje, e cila po kthehej në shtëpi nga një martesë.

Autobusi ishte nisur Upper Kohistan District drejt Khyber Pakhtunkhwa. /a.y/noa.al