Transmetuar më 31-08-2019, 08:59

Videoja e xhiruar nga Matty Riley e publikuar në faqen e Atlantic White Shark Conservancy po përhapet me shpejtësi.

Skena vjen nga plazhi i Cape Cod, Massachusetts, SHBA.

Në të shihet një peshkaqen i madh i cili i afrohet varkës dhe i kalon fare pranë, teksa mbi ujë ndodhet edhe një breshkë deti.

Në gjendje paniku, personat që ndodheshin në varkë filmuan çdo gjë, por fatmirësisht peshkaqeni u largua pa sulmuar.

Në videon më poshtë mund të shihni pamjet drithëruese. /a.y/noa.al