Transmetuar më 31-08-2019, 08:19

Një veprim heroik me anë të së cilit i shpëtoi jetën një personi.

Vikul Kumar është polici hero, i cili i shpëtoi jetën një 45-vjeçari në stacionin e Hyderabad, Indi.

Burri u rrëzua në tentativë për të zbritur shumë shpejtë në ndalesën e trenit, por mbeti i bllokuar dhe u tërhoq zvarrë prej tij, teksa treni nisi të ecte.

Ministria e Transportit e publikoi videon e shpëtimit, ku fatmirësisht çdo gjë u mbyll më së miri.

Pasagjeri shpëtoi vetëm me disa lëndime të lehta, ndërkohë që nuk dihet fati i tij, nëse do të kishte vazhduar të tërhiqej zvarrë për shumë më gjatë. /a.y/noa.al