Moti sot, e shtunë 31 gusht 2019
Transmetuar më 31-08-2019, 00:21

Dita sot mbi vendin tonë pritet të nisë e kthjellët ndërsa temperaturat në vlerat minimale parashihen nga 16°C në zonat malore deri në 23°C në ato të ulta.

Në orët e pasdites do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe lokalisht në relievet malore të dendura por kalimtare.

Sakaq temperaturat e mesditës do të vijnë gradualisht në rënie dhe pritet të variojnë nga 33°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta e bregdetare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet malore të jugperëndimit dhe verilindjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formë shtrëngatash. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale  6 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   16/32°C 

Zonat e  ulëta    18/37°C

Zonat  bregdetare  22/34°C

Loading...
Loading...